Tortë e lehtë portugeze

Thjeshtë shumë e shijshme. Kjo tortë klasike që vjen nga Maderia (regjion në Portugali) është me limon apo portokall, dhe sugjerohet të hahet kur pini çaj.

Lifestyle

11/08/2015 15:18

Përbërësit:
150g gjalpë
150g sheqer
2 vezë
Lëvorja e portokallit/limonit
230g miell
1 lugë pluhur për pjekje
2-4 lugë qumësht
Copë të mëdha të portokallit/limonit, të prera mirë për sipërfaqen e tortës

Për sipërfaqe: Sheqer pluhur

Përgatitja:
Përzieni bashkë sheqerin me gjalpën. Veçmas, tundni vezët me lëvoren e portokallit e cila duhet të imtësohet shumë. Më pas përzieni miellin me pluhurin për pjekje dhe hidhni qumësht. Përzieni me lugë të gjitha derisa të fitohet një masë. Më pas hidhni copët e imtësuara të portokallit (pa lëvore) në të dhe përzieni mirë. Piqeni për 35 minuta apo derisa sipërfaqja e tortës të jetë fryrë.

Më pas lëreni tortën të ftohet për 5 minuta, dhe hidhni pak sheqer pluhur mbi sipërfaqe, para se ta ktheni në raft. Nxireni pas disa orëve. Ju bëftë mirë! (Lajmi.net)