‘Torres do shënojë shumë gola për Milanin’

Michael Essien është i binur se Fernando Torres do të shënojë shumë gola me fanellën e skuadrës italiane, Milanin.

Sport

24/09/2014 17:56

Essien është i bindur se Torres do të jetë një lojtar i madh i Milanit, i cili do të shënojë shumë gola gjatë këtij sezoni në Serie A.

“Unë jam i bindur se ne do të shohim shumë gola nga Fernando Torres. Shpresoj që ai të bëj mirë te Milani pasi është sulmues i klasit botëror”.

“Ai është punëtor i madh si në stërvitje ashtu edhe në fushën e lojës. Kjo gjë do ta bëj që ai të përshtatet mirë te Milani”.

“Torres gjatë tërë kohës do të jap më të mirën e tij për skuadrën e Milanit”, përfundoi Essien deklaratën e tij për faqen zyrtare të FIFA-s.