Torino nuk ka udhëtuar fare për ndeshje, Lazio publikon formacionin zyrtar
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Serie A kur Lazio ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Torinos, e kjo e fundit nuk ka udhëtuar fare.

Sport
Torino është njëra nga skuadrat ku ka shpërthyer COVID-19 dhe janë paraqitur tetë raste të reja në klubin italian, përcjell lajmi.net.
Autoritetet e shëndetit lokal nuk e kanë lejuar Torinon që të udhëtojë për në Romë dhe kësisoj ndeshja është shtyrë.
Megjithatë, një orë përpara ndeshjes ekipi i drejtuar nga Simeone Inzaghi, ka publikuar formacionin zyrtar./Lajmi.net/
? ?? ??????????#LazioTorino #CMonEagles ? pic.twitter.com/JCIihMORwr
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) March 2, 2021