Toptha me lajthi

Një recetë shumë e shijshme e topthave me lajthi.

Lifestyle

07/02/2015 19:36

Përbërësit:
200ml ujë
200gr sheqer
270gr biskota të bluara
150gr margarinë
150gr lajthi të bluara
100gr lajthi të pjekura të copëtuara
200gr nutella

Përgatitja:
Në zjarr vihen të vlojnë uji, sheqeri dhe margarina. Pasi të jenë shkrirë mirë çokollata, largohet nga zjarri dhe i shtohen biskotat e bluara dhe lajthitë e bluara. Pastaj kjo masë lihet të ftohet dhe bëhen toptha me dorë të cilët do të kalojnë nëpër lajthi të copëtuara.

Pastaj me gisht secilit topth ia bëjmë një vrimë të vogël të cilën do ta mbushim me nutella dhe i lëmë të ftohen mirë. /kuzhinashqiptare