“Topi ra në pishinë…”, zbardhen detaje të reja për mbytjen në pishinë të nënës dhe djalit nga Deçani
Një grua 34-vjeçare dhe djali i saj trevjeçar humbën jetën pasi u mbytën në një pishinë rezidenciale në lagjen Lachine të Montrealit, mbrëmjen e së martës. Media kanadeze, Ctw News shkruan se shërbimet e urgjencës morën një telefonatë në 911 në orën 21:35 lidhur me incidentin që ndodhi në rrugën 20e Avenue, pranë rrugës Provost.…

Lajme
Një grua 34-vjeçare dhe djali i saj trevjeçar humbën jetën pasi u mbytën në një pishinë rezidenciale në lagjen Lachine të Montrealit, mbrëmjen e së martës.
Media kanadeze, Ctw News shkruan se shërbimet e urgjencës morën një telefonatë në 911 në orën 21:35 lidhur me incidentin që ndodhi në rrugën 20e Avenue, pranë rrugës Provost.
“Ata gjetën dy persona pa ndjenja”, tha zëdhënësja e policisë së Montrealit, Caroline Chèvrefils, ndersa shtoi se “dy viktimat, për fat të keq, u shpallën të vdekur në vendngjarje.”
“Ishte një aksident,” konfirmoi Chèvrefils.
Kryebashkiakja e zonës Lachine, Maja Vodanovic, shkroi në Facebook, ku tregoi se gjithçka kishte nisur nga një top.
“Ishte një top që ra në pishinën, gjë që shkaktoi një sërë ngjarjesh që çuan në mbytjen e fëmijës 3-vjeçar dhe nënës së tij 34-vjeçare, e cila u përpoq ta shpëtonte por për fat të keq nuk dinte not”. shkroi ajo në Facebook.