Topi i Artë si politika
Dani Alves beson se bashkëlojtari i tij nga Barcelona, Lionel Messi është ende futbollisti më i mirë në botë. Messi mungoi për një periudhë të konsiderueshme të vitit 2013 për shkak të lëndimeve, por ka zënë vend në mesin e tre finalistëve për Topin e Artë së bashku me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo…
Sport
Dani Alves beson se bashkëlojtari i tij nga Barcelona, Lionel Messi është ende futbollisti më i mirë në botë.
Messi mungoi për një periudhë të konsiderueshme të vitit 2013 për shkak të lëndimeve, por ka zënë vend në mesin e tre finalistëve për Topin e Artë së bashku me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery.
Katër herë fituesi i çmimit nuk është favorit kësaj radhe, por Alves insiston se pa marrë parasysh kush shpallet më i miri, Messi do të vazhdojë të jetë mbi të.
“Topi i Artë është shndërruar në një fushë të opinioneve, jashtë fushës. Por, nëse e shikojmë fushën e lojës, mendoj se Leo, për aq sa do të jetë aktiv, do ti mbajë të gjithë në pozitën e dytë”, deklaroi Alves.
“Ndoshta këtë vit ka më pak gjasa. Fituesi mund të jetë dikush që kaloi stinorin më të mirë, ose pati fushatën më të mirë të përkrahjes. Po flasim për Topin e Artë sikur të jetë ndonjë çështje politike. Futbollisti me fushatën më të mirë fiton, jo ai që luan më së miri futboll, ose ai që pati paraqitje fantastike dhe shënoi më së shumti gola”, u shpreh braziliani.