Topi i Artë për futbollistin e Milanit? (FOTO)
Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella beson se një futbollist i tij mund të jetë kandidat për të fituar “Topin e Artë” në të ardhmen.

Sport
Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella beson se Gianluigi Donnarumma mund të jetë kandidat për të fituar “Topin e Artë” në të ardhmen.
17-vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në San Siro.
Dhe, Montella beson se Donnarumma mund të jetë pasardhës i Lev Yashin që e fitoi çmimin më 1963.
“Për mua, Donnarumma ka potencial për të fituar Topin e Artë”, deklaroi Montella për “Milan Channel”, përcjell “lajmi.net”.
“Gjithçka do të varet nga klubi që zgjedh, ai do të ketë mundësi të mira për të fituar në nivelin ndërkombëtar me një klub si Milan”, theksoi ai. /Lajmi.net/