“Topi është në fushën e Hamasit”, Blinken: Besoj se do të kemi një marrëveshje për armëpushim në Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një komunikim për mediat ka folur për situatën por edhe të ardhmen e Lindjes së Mesme dhe mundësinë për arritjen e një armëpushimi në Gaza. Ai ka theksuar se është e domosdoshme që të krijohet një realitet i ri në Lindjen e Mesme. Gjatë fjalës së tij, Blinken…

Bota

14/01/2025 17:57

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një komunikim për mediat ka folur për situatën por edhe të ardhmen e Lindjes së Mesme dhe mundësinë për arritjen e një armëpushimi në Gaza.

Ai ka theksuar se është e domosdoshme që të krijohet një realitet i ri në Lindjen e Mesme.

Gjatë fjalës së tij, Blinken thotë se SHBA-ja ka një qëllim për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të normalizuar marrëdhëniet midis Izraelit dhe Arabisë Saudite.

“Topi është tani në fushën e Hamasit,” thotë ai, ndërsa thekson se marrëveshja është gati për t’u zbatuar.

Më tej nënvizon se shpreson që partnerët ndërkombëtarë mund të ndihmojnë në drejtimin e Gazës, me kontributin e OKB-së për të mbikëqyrur “përpjekjet ndërkombëtare të stabilizimit dhe sigurisë”.

Blinkeni zhvilloi konferencën për media në Washington lidhur me Lindjen e Mesme, teksa bisedimet e armëpushimit po vazhdojnë në Doha të Katarit.