Topgolashënuesi i Ligës së Parë konfirmon se është në “radarin” e klubeve të tjera

Sulmuesi i Fushë Kosovës, Rilind Haziraj ka “shpërthyer” këtë edicion në Ligën e Parë. Haziraj me golat e tij e ka ndihmuar Fushë Kosovën t’i afrohet shumë rikthimit në Superligën e Kosovës në futboll pas një dekade. Paraqitjet dhe golat e tij kanë rënë në sytë edhe të klubeve tjera kosovare, të cilat veçse kanë…

Sport

15/04/2023 11:59

Sulmuesi i Fushë Kosovës, Rilind Haziraj ka “shpërthyer” këtë edicion në Ligën e Parë.

Haziraj me golat e tij e ka ndihmuar Fushë Kosovën t’i afrohet shumë rikthimit në Superligën e Kosovës në futboll pas një dekade.

Paraqitjet dhe golat e tij kanë rënë në sytë edhe të klubeve tjera kosovare, të cilat veçse kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Haziraj pranoi se ishte vërshuar me oferta edhe më parë nga disa klube, mirëpo fokusi i tij është te ndihmojë Fushë Kosovën të sigurojë Superligën.

“Interesim ka pas jo vetëm tani, por që kur ka përfunduar stinori vjeshtor. Por, fokusi im është që të arrijmë Superligën e Kosovës me Fushë Kosovën dhe nuk është se kam menduar klub tjetër përveç Fushë Kosovës”, deklaroi Haziraj për lajmi.net.

Fushë Kosova pas 21 ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion, është lider i Grupit B në Ligën e Parë me 48 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Ulpiana.

Kronikën e plotë të realizuar nga redaksia e sportit në lajmi.net mund ta shikoni mëposhtë./Lajmi.net/