Top 9 vendet të cilat askush nuk lejohet t’i vizitojë (FOTO)

Nëse mendoni se ju e keni të drejtën dhe lirinë të vizitoni çdo vend që dëshironi, atëherë mendoni prapë!

Lajme

16/10/2015 12:04

Kjo listë të cilën lajmi.net e sjell për ju, i paraqet vendet më sekrete të botës të cilat asnjë nga ne nuk kemi drejtë t’i vizitojmë.

Kjo është lista:

1) RAF Minworth, New Yorkshirehttp://static.timetobreak.com/wp-content/uploads/2014/11/Menwith-Hill.jpg

Kjo pamje e veçantë e një kompleksi të ndërtesave dhe strukturave të formuara si kube, furnizojnë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-të me komunikim dhe inteligjencë.

Çdo satelit (ato gjërat e rrumbullakëta të bardha) janë pjesë e një sistemi të quajtur Echeleon, që është një rrjet top sekret e që përdoret për të përgjoj apo ndërpres komunikimet private etj.

2) Bohemian Grovehttp://www.lovethetruth.com/jis_images/cremation_of_care.jpg

Bohemani Grove gjendet diku në Monte Rio të Kalifornisë dhe duket pak a shumë si një kult nga filmat thriller.

Toka është pronë private e klubeve të artit të San Franciskos, e që njihen si klubi Bohemian.

Çdo verë, ky klub e organizon një kamp 2-3 javësh në pyje për njerëzit më të fuqishëm në botë. Krejt kjo duket shumë e çuditshme!

3) Vendi sekret i recetës së Coca Colështtp://i2.cdn.turner.com/cnn/dam/assets/140217154102-coke-secrecy-exhibit-story-top.jpg                      Coca-Cola e ka ruajtur sekretin e recetës të vet për 125 vite dhe besohet se receta mbahet diku shumë larg dhe vetëm pak persona e dinë lokacionin e saj.

4) Arkivat sekrete të Vatikanit            http://static.guim.co.uk/sys-images/Guardian/Pix/pixies/2012/2/28/1330467840404/Secret-archives-of-the-Va-007.jpg

Kjo nuk është një librari e vjetër e zakonshme, kjo është një librari e Vatikanit!

Vetëm pak njerëz të ‘bekuar’ kanë akses të hyjnë në objektet e kësaj arkive, por të tjerët jo.

Megjithatë, nëse dëshiron të lexosh një nga këto libra (të cilat meqë ra fjala janë pronë e Papës), ata mund ti dërgojnë ty me manuskript përmes emailit… sa moderne!

5) Shpella Lascaux, Francëhttp://www.ancient-wisdom.com/Images/countries/French%20pics/lascauxmain.jpgKjo shpellë e cila gjendet në pjesën Jug-Perëndimore të Francës është një nga shpellat komplekse që njihet botërisht për pikturat e saj Paleolite e që thuhet se janë mbi 17,500 vite të vjetra.

Edhe pse këto shpella dikur kanë qenë të hapura për publikun, tani janë të mbyllura për ta ruajtur origjinalitetin e punimeve.

6) Pine Gap, Australihttp://www.toptenz.net/wp-content/uploads/2012/08/pine-gap-top-secret-us-australian-base.jpgKjo gjendet në pjesën qendrore të Australisë dhe udhëhiqet nga qeveria vendase si dhe nga CIA.

Është i vetmi vend në botë ku nuk është e dizajnuar si zonë e fluturimit dhe ku përdoret si një stacion monitorimi.

Çfarë monitorojnë, nuk e din askush por sipas disa lajmeve të reja thuhet se Pine Gap kontrollon një numër të madh të sulmeve me dron.

7) Moskë Metro- 2http://p1.pichost.me/i/25/1483792.jpg

Metro-2 është një sistem i fshehtë i nëntokës me tube, i cili gjendet paralel me sistemin publik të metrove në Moskë.

Ky sistem është ndërtuar gjatë regjimit të Stalinit dhe është emëruar me kodin 26 nga organizata e inteligjencës Ruse – KGB.

Kur një zyrtar i mbrojtjes së sigurisë së Rusisë është pyetur për këtë sistem të fshehtë nëntokësor, ai as nuk e ka mohuar as pohuar ekzistencën e saj.

Por tani edhe pse dihet ekzistenca e tij, ende nuk dihet se pse përdoret dhe ku të shpien ky sistem.

8) Dhoma 39, Kore Veriorehttp://siliconindia.com:81/travelcity/images/special_images/I1EoSs4d00rMg65.jpeg

Dhoma 39 e cila gjendet në Korenë Veriore, ose ndryshe e njohur edhe si Zyra 39, është një organizatë sekrete, qëllimi i vetëm i të cilës është të gjejë mënyra se si Kim Jong të përfitojë para nga të huajt.

Edhe pse shumë pak është publikuar rreth kësaj Dhome, kjo besohet se është një organizatë e cila ka më shumë se 20 llogari bankare në Zvicër dhe Kinë e të cilat përdoren për shpëlarje të parave si dhe transaksioneve të tjera ilegale.

Gjithashtu është raportuar se organizata është e përfshirë në shpërndarje të drogës dhe shitjen e armëve ilegale.

8) Zona 51http://www.rioleo.org/images/area51/area51.jpg

Me gjasë ky është sekreti më i keq që është mbajtur. Area 51 është nofka e bazës ushtarake e cila gjendet në Nevada.

Në qendër të kësaj baze gjendet një fushë ushtarake e madhe.

Bazuar në njerëzit të cilët kanë qenë brenda, thuhet se qëllimi i vetëm i kësaj baze është hulumtimi dhe zhvillimi i armëve të ndryshme.

Por çfarë e bën këtë më të keqe është se SHBA-të e kanë mohuar ekzistencën e saj duke shkaktuar që të krijohen teori të ndryshme si dyshimet se kjo bazë përdoret për analizimin e UFO-ve apo alienëve etj.

9) Qendra e të dhënave të Googlehttp://www.extremetech.com/wp-content/uploads/2012/10/google-datacenter-tech-02.jpg

Kjo është shtëpia e ‘Vëllait të madh’ dhe është e mbrojtur po aq shumë sa Zona 51.

Kjo është qendra e parë e të dhënave të Google e cila ruan me triliona të të dhënave tona. /Lajmi.net