Top 5-shja më e votuar nga Vetëvendosje, PDK, LDK dhe AAK
Komisioni Qendror është duke vazhduar numërimin dhe publikimin e votave të mbledhura për kandidatët e zgjedhjeve nacionale të së dielës. Deri më tani janë numëruar 25.58 për qind e votave të kandidatëve për deputetë nga secila parti. Në bazë të këtyre të dhënave del se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 108 mijë e 300…
Lajme
Komisioni Qendror është duke vazhduar numërimin dhe publikimin e votave të mbledhura për kandidatët e zgjedhjeve nacionale të së dielës.
Deri më tani janë numëruar 25.58 për qind e votave të kandidatëve për deputetë nga secila parti.
Në bazë të këtyre të dhënave del se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 108 mijë e 300 vota, duke lënë pas Partinë Demokratike të Kosovës me 47 mijë e 848 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës qëndron e treta me 27 mijë e 742 vota, ndërsa pas saj vjen Lista Serbe me mbi 19 mijë vota.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur të mbledhë 11 mijë e 798 vota deri në këto momente.
Sa i përket kandidatëve për deputetë, nga Vetëvendosje 5 më të votuarit aktualisht janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla.
Kurse nga PDK-ja është Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari, ndërsa në LDK janë: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.
E në AAK, pesë më të votuarit janë Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Time Kadriaj./Lajmi.net/