Top 10 trajnerët më të paguar në Serie A

Roberto Mancini është zyrtarisht trajner i ri i Interit. Ai po ashtu do të bëhet edhe strategu më i paguar aktualisht në Serie A.

Sport

14/11/2014 18:47

Inter shkarkoi Walter Mazzarrin nga posti i trajnerit dhe në vend të tij e riktheu ish strategun e suksesshëm, Roberto Mancini.

Dhe, menjëherë pas rikthimit në Giuseppe Meazza, Mancini është ngjitur në krye të renditjes së trajnerëve më të paguar në Serie A me atë që besohet se do të jetë paga e tij tek Nerazzurrët, prej 4 milionë euro në stinor.

Pas tij vjen trajneri i Napolit, Rafa Benitez me 3.5 milionë euro dhe tashmë ish trajneri i Interit, Walter Mazzarri me 3.3 milionë euro në stinor.

Renditja:

1) Roberto Mancini (Inter): 4 milionë euro

2) Rafa Benitez (Napoli): 3,5

3) Walter Mazzarri (Inter*): 3,3

4) Rudi Garcia (Roma): 2,8

5) Massimiliano Allegri (Juventus): 2,4

6) Filippo Inzaghi (Milan): 1,5

7) Vincenzo Montella (Fiorentina): 1,4

8) Sinisa Mihajlovic (Sampdoria): 1,2

9) Stefano Colantuono (Atalanta): 900.000

10) Andrea Stramaccioni (Udinese): 800.000

10) Gian Piero Gasperini (Genoa):  800.000

10) Giampiero Ventura (Torino): 800.000

*I shkarkuar