Top 10 deklaratat e Ibrahimovicit

Pasi Zlatan Ibrahimovic të pensionohet nga futbolli, ai do të lë gjurmë jo vetëm për talentin e tij të jashtëzakonshëm, mirëpo edhe për deklarata të veçanta. Në fakt, asnjë futbollist nuk shprehet në mënyrë më të drejtpërdrejtë se sulmuesi i Paris Saint-Germain. Për këtë arsye: Goal.com ka publikuar top 10 deklaratat e tij: “Një gjë…

Sport

23/11/2013 13:26

Pasi Zlatan Ibrahimovic të pensionohet nga futbolli, ai do të lë gjurmë jo vetëm për talentin e tij të jashtëzakonshëm, mirëpo edhe për deklarata të veçanta.

Në fakt, asnjë futbollist nuk shprehet në mënyrë më të drejtpërdrejtë se sulmuesi i Paris Saint-Germain. Për këtë arsye: Goal.com ka publikuar top 10 deklaratat e tij:

“Një gjë është e sigurt, një Kampionat botëror pa mua nuk vlen të shikohet andaj nuk kemi çka të presim”

Pasi Suedia e tij humbi në barazh nga Portugalia në mesjavë, Ibrahimovic shfrytëzoi aplikacionin e tij Zlatan Unplugged për të sugjeruar se gara e vitit të ardhshëm në Brazil do të jetë jointeresante.

“Vetëm Zoti e di…Je duke folur me të tani”

Para ndeshjeve kundër Portugalisë, Ibrahimovic u pyet nga një gazetar suedez për rezultatin e përballjeve. Sulmuesi refuzoi të bëjë parashikim por pasi gazetari sugjeroi se mund të jetë vështirë, ylli i PSG’së bëri një shprehje – të shpeshtë – duke lavdëruar vetveten.

“Nuk ka shans, Zlatan nuk bën prova”

Për një kohë të gjatë, Ibrahimovic është i famshëm për egon e tij, diçka që vërehej nga ditët e para të karrierës. I ftuar për prova në Arsenal, ai refuzoi menaxherin Arsene Wenger.

“Asgjë, ajo tashmë e ka Zlatanin”

I pyetur se çka i ka blerë gruas për ditëlindjen e saj, ylli nga Malmo tregoi se ajo ka gjithçka që i duhet.

“Një Zlatan i lënduar është diçka shumë serioze për cilëndo skuadër”

Në autobiografinë e tij ‘I am Zlatan’, Ibrahimovic diskuton problemet me të cilët ballafaqohen bashkëlojtarët e tij, gjatë kohës kur ai është i lënduar.

“Eja në shtëpinë time dhe e sheh se a jam homoseksual. Dhe, merre motrën me vete”.

I pyetur nga një gazetare rreth orientimit të tij seksual, Zlatan u përgjigj në mënyrë të veçantë.

“Stil suedez? Jo. Stil jugosllav? Sigurisht se jo. Duhet të jetë stili-Zlatan”

I pyetur për rrënjët e tij dhe ndikimin në qasjen e futbollit, Ibra sugjeroi se është edhe më special.

“Jemi duke kërkuar një apartament në Paris. Nëse nuk gjejmë asgjë, atëherë ndoshta do ta blej një hotel”

Pas transferimit në Paris Saint-Germain në verën e vitit 2012, 32-vjeçari u hodh në kërkim të një vendbanimi por plani fillestar nuk i shkoi mirë. Ai tregoi se ka edhe opsionin e dytë.

“Së pari shkova në të majtë, e bëri edhe ai. Pastaj në të djathtë, ai më përcolli. Pastaj u nisa sërish nga e majta, kurse ai shkoi për të blerë një hot-dog”

Ibrahimovic e përshkroi driblimin e tij ndaj mbrojtësit të Liverpoolit, Stephane Henchoz.

“Duhet ta pyesësh gruan tënde për këtë”

Një gazetar ishte i interesuar ta di arsyjen e disa gërvishtjeve në fytyrën e Ibrahimovicit.