Tonali: Milan më refuzoi
Mesfushori premtues italian, Sandro Tonali, ka dhënë një deklaratë mjaft interesante së fundmi.

Sport
I shumëkërkuari nga skuadrat e Serie A, Sandro Tonali, ka zbuluar së fundmi se skuadra e Milan kishte refuzuar shërbimet e tij.
19 vjeçari ishte spektakolar në sezonin e kaluar me Brescia, duke tërhequr kështu vëmendje të madhe, dhe duke u konsideruar si ‘Pirlo i ardhshëm’.
Por, shërbimet e këtij lojtari ishte skuadra e Milan që i kishte refuzuar.
“Isha tetë vjeçar kur shkova tek Milan për prova, kur asokohe luaja si sulmues. Ata më refuzuan. Nuk them se jam pishman, por e di se ‘Rosoneri’ janë” ka thënë lojtari, transmeton lajmi.net.
“Nuk do të përjashtoja një eksperiencë jashtë kufirit, por më pëlqen stili italian i futbollit” ka thënë tutje Tonali.
Inter është një nga skuadrat më të interesuara për mesfushorin, duke mos lënë anash edhe Romën e Juventusin. /Lajmi.net/