Tomë Gashi me fjalë të rënda për Gjykatën Speciale
Avokati Tomë Gashi ka postuar një fotografi së bashku me nënkryetarin e OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ku edhe ka ofenduar Gjykatën Speciale.
Lajme
Gashi në Facebook e ka quajtura Gjykatën Speciale “të Serbisë”.
Ndërkohë, gjatë ditë se sotme, avokati Gashi ka thënë se është thirrur nga një person me një numër të panjohur i cili i ka thënë se është i ftuar nga Specialja.
Gashi thotë se nuk e njeh Gjykatën Speciale dhe thotë se për t’u konsideruar serioze ftesat duhet bërë me shkrim dhe jo me anë të telefonit.
“Unë s’e pranoj Gjykatën Speciale sepse e konsideroj si jashtëzakonisht të dëmshme për shqiptarë, por s;kam kurrfarë arsye që të shqetësohem as për vete dhe as për Klinakun sepse ne jemi persona që njihemi dhe e kryejmë secili punën e vet dhe nëse dikush ka fletarrest për dikë duhet ta tregojë atë dhe të sillet në mënyrë civilizuese dhe jo me çështje të tilla të mashtrimeve t’i sjell personat e caktuar në zyrën e tyre pa kurrfarë nevoje”, ka thënë ai.
Kujtojmë se javën e kaluar nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj është arrestuar nga Specialja. Ai është paraqitur para Tribunalit në Hagë. /Lajmi.net/