Tom Gashi: Në Kosovë s’ka rëndësi Kushtetuta, por kush i ka emëruar gjyqtarët
Avokati dhe përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, Tom Gashi, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij me mënyrën se si po interpretohet Kushtetuta në vend. Në një postim në Facebook, Gashi ka shkruar: “Ndodhë vetëm në Kosovë. Nuk është me rëndësi qka shkruhet në Kushtetutë. Më me rëndësi…

Lajme
Avokati dhe përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, Tom Gashi, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij me mënyrën se si po interpretohet Kushtetuta në vend.
Në një postim në Facebook, Gashi ka shkruar:
“Ndodhë vetëm në Kosovë. Nuk është me rëndësi qka shkruhet në Kushtetutë. Më me rëndësi është kush i ka emëruar Gjyqtarët se ata ashtu interpretojnë!”, raporton lajmi.net
Ky reagim vjen në vazhdën e kritikave nga figura të afërta me pushtetin ndaj Gjykatës Kushtetuese, pas vendimeve të saj të fundit që janë cilësuar nga disa si politike dhe të njëanshme./Lajmi.net/