Toka pati shtatorin më të nxehtë ndonjëherë
Tashmë është zyrtare se në janar të vitit 2016, planeti do të vendosë një rekord të ri për vitin më të ngrohtë kalendarik në arkiv.

Bota
Disa të dhëna globale, që vijnë nga Agjencia Meteorologjike e Japonisë, tregojnë ngritje të mëdha të temperaturave në shtator në krahasim me mesataren e viteve të fundit.
Të dhënat e tjera të mbledhura nga NASA dhe të analizuara duke përdorur metoda të ndryshme tregojnë se ky shtator ishte më i ngrohti ndonjëherë. Shtatori kishte një anomali të temperaturës prej 0.50 gradë Celcius, krahasuar me mesataren e viteve 1981-2000.
Kjo mund të duket si dallim i vogël, por konsiderojeni se mospërputhja mes planetit që e njihnim dikur dhe planetit praktikisht me zero mbulesë të akullit në Grenlandë dhe Antarktidë tani, është rreth 10 gradë Fahrenheit – në një mesatare globale.
Administrata Kombëtare Atmosferike dhe Oqeanike (NOAA) ka gjetur 97% shanse se viti 2015 do t’i thyej të gjitha rekordet kalendarike të temperaturave të larta për planetin – kjo për shkak të ndryshueshmërisë natyrore të klimës. (lajmi.net)