Tjetër tragjedi në Kroaci: Aksidentohet autobusi me targa polake, vdesin 11 persona
Një autobus me targa polake është përfshirë në një aksident të rëndë trafiku në autostradën A4 Zagreb-Goriçan mëngjesin e së shtunës. Të paktën 11 persona vdiqën në vend dhe 34 persona u plagosën, kryesisht lehtë, por këto shifra jozyrtare mund të mos jenë përfundimtare, raporton “Jutarnji”. Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për…
Lajme
Një autobus me targa polake është përfshirë në një aksident të rëndë trafiku në autostradën A4 Zagreb-Goriçan mëngjesin e së shtunës.
Të paktën 11 persona vdiqën në vend dhe 34 persona u plagosën, kryesisht lehtë, por këto shifra jozyrtare mund të mos jenë përfundimtare, raporton “Jutarnji”.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkaqet e këtij aksidenti dhe as për rrethanat në të cilat ka ndodhur, por jozyrtarisht raportohet se shoferin mund ta ketë zënë gjumi në timon.
Policia, së bashku me ekipet e tjera të ndihmës së parë, si emergjenca dhe zjarrfikësit, janë në vendngjarje.