Tjetër ngjarje tragjike në Prizren: Djali vret me thikë babanë e tij

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren.

Lajme

25/12/2020 15:29

Një 30 vjeçar ka vrarë babain e tij me thikë në Lagjen “Dardania” të kësaj komune, shkruan lajmi.net.

Rastin për lajmi.net e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Rajonit të Prizrenit.

“Ju informojmë se sot me date 25 dhjetor 2020 rreth orës 13:55 nje qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se ne lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” eshte duke ndodhur nje rast dhune ne familje ku djali eshte duke i sulmuar prindërit”, ka thënë Shaban Osmanollaj nga Policia e Prizrenit.

“Patrulla policore ka arrit ne vendngjarje dhe kane arrestuar personin e dyshuar M. H rreth 30 vjeqar i cili e ka sulmuar prindin e tije me thike. Si pasoje e plageve te marra viktima (prindi) perkatesisht babai rreth 50 vjeqar ka nderruar jete. Emergjenca, njesite policore dhe forenzika kane dalur ne vendin e ngjarjes”, kanë thënë tutje nga Policia e Kosovës. /Lajmi.net/