Tjetër lëndim për Bonuccin, ja sa do mungojë

Mediat italianë raportojnë se mbrojtësi Leonardo Bonucci do mungojë për disa javë, duke humbur ndeshjen ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.

Sport

16/02/2021 20:24

Trajneri Andrea Pirlo, konfirmoi se italiani do mungojë nesër në ndeshjen kundër klubit portugez, e vlefshme për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, përcjellë lajmi.net.

Sipas Sky Sport Italia, Bonucci do bëjë disa testime të tjera në ditët në vijim për të parë lëndimin.

33-vjeçari është duke pasur probleme muskulore dhe ka frikë te klubi italian që do jetë jashtë fushës për së paku disa javë.

Skuadra e Juventusit ndaj Portos: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; Chiellini, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Demiral, Di Pardo, Frabotta; Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Fagioli, Kulusevski; Ronaldo, Morata, Dybala./Lajmi.net/