Tjetër aksion në veri, Sveçla njofton se institucionet i kanë marrë dy objekte nga strukturat paralele

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot në Mitrovicë të Veriut është mbyllur një institucion paralel. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën Zyrën për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara. Ai ka thënë se “aksion i ngjashëm” është zhvilluar edhe te stacioni i pompave të ujit në fshatin Suhodoll të…

Lajme

14/05/2025 17:34

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot në Mitrovicë të Veriut është mbyllur një institucion paralel. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën Zyrën për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara.

Ai ka thënë se “aksion i ngjashëm” është zhvilluar edhe te stacioni i pompave të ujit në fshatin Suhodoll të Mitrovicës së Veriut.

“Hapësirat publike të uzurpuara prej dekadash nga strukturat paralele të Serbisë po kthehen në shfrytëzim të komunave dhe institucioneve tona, të Republikës së Kosovës. Në vazhdën e mbylljes së secilit paralelizëm institucional sot u kthye në pronësi të komunës së Mitrovicës së Veriut objekti i cili deri tash ishte shfrytëzuar nga strukturat paralele, përkatësisht nga e ashtuquajtura Zyrë për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara. Po ashtu, në një aksion ngjashëm është zhvilluar te stacioni i pompave të ujit në fshatin Suhodoll të Mitrovicës së Veriut.”

Sveçla ka thënë se “epoka e tolerimit të zhvillimit të paralelizmave përballë institucioneve tona ka përfunduar dhe nuk kthehet më”.

“Në çdo cep të Republikës sonë ka rend e ligj dhe institucione që janë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë.”