Timo Werner në radarin e Real Madridit

Timo Werner po shihet si një opsion për sulmin e Real Madridit. Me Marianon dhe Broja Mayoral që priten të largohen përfundimisht nga ‘Santiago Bernabeu’, Benzema pritet të jetë sulmuesi i vetëm për ‘Mbretërit’. Andaj ata po shikojnë opsionet për një lojtar në fazën e sulmit. Sipas ‘Defensa Central’, Real Madrid është i interesuar të…

Sport

29/07/2022 16:56

Timo Werner po shihet si një opsion për sulmin e Real Madridit.

Me Marianon dhe Broja Mayoral që priten të largohen përfundimisht nga ‘Santiago Bernabeu’, Benzema pritet të jetë sulmuesi i vetëm për ‘Mbretërit’.

Andaj ata po shikojnë opsionet për një lojtar në fazën e sulmit.

Sipas ‘Defensa Central’, Real Madrid është i interesuar të nënshkruajë sulmuesin e Chelseat, Timo Werner këtë verë, transmeton lajmi.net.

Raportohet se gjigantët e La Ligës do të përballen me konkurrencën e Arsenalit dhe Juventusit, të cilët gjithashtu janë të interesuar për nënshkrimin e ndërkombëtarit gjerman./Lajmi.net/