“Time” kush do të jetë Personaliteti i Vitit: Putin, Trump apo Erdogan?
Presidenti rus, Vladimir Putin ka hyrë në rrethin e ngushtë për përzgjedhjen e Personalitetit të Vitit sipas “Time”.
Bota
Përveç tij, ka në këtë rreth është edhe presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump, rivalja e i tij në zgjedhje, Hillary Clinton, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kryeministri indian, Narendra Modi dhe ish-udhëheqës i UKIP-it Nigel Faraz.
Revista “Time” e çdo vit zgjedh personalitetin që shënoi periudhën, transmeton lajmi.net.
Listës së shkurtër, e cila është publikuar në faqen zyrtare të revistës, i bashkëngjitën 11 politikanë, shkencëtarë, biznesmenë, figura publike dhe “yje”.
Sipas agjencia e lajmeve TASS, presidenti rus ka arritur në qendër të medias në sajë të operacionit anti-terroriste ruse në Siri, si dhe akuzat se hakerat rusë kanë hakuar Shërbimet demokrate amerikane.
“Personaliteti i Vitit”, do të zgjidhet në sajë të votave të lexuesve dhe redaktorit të revistës dhe do të publikohet më 7 dhjetor. /Lajmi.net/