Tifozi serb befason botën me mesazhin për Shqipërinë (FOTO)

Një tifoz serb ka uruar Shqipërinë për paraqitjen e guximshme në humbjen ndaj Francës në “Euro 2016”.

Sport

16/06/2016 09:53

Tifozët serbë jemi mësuar t’i shohim duke ofenduar Shqipërinë në komente në rrjetet sociale, sa herë që ekipi kuqezi paraqitet në ndonjë ndeshje e garë të rëndësishme.

Por, mbrëmë ndodhi një përjashtim i rrallë. Një prej tyre pati vetëm lëvdata për ekipin e Shqipërisë, pas humbjes 2:0 nga Franca në Marseille, përcjell “Lajmi.net”.

“Jam serb por respekt për shqiptarët. Ata luajtën me zemër, herën tjetër do të jetë më mirë”, shkroi Marko Radojicic, në një postim në profilin zyrtar të UEFA-së në Facebook.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.