Tifozi në ashensor me yjet e Argjentinës

Një tifoz ishte jashtëzakonisht me fat pasi përfundoi në ashensor me Lionel Messin dhe komplet skuadrën e yjeve të Argjentinës. Ai filloi t’i xhirojë ata, dhe u kërkoi fotografi.

Sport

21/06/2014 17:38

Një tifoz me fat pati rastin të ndajë ashensorin me yllin e madh të Argjentinës, Lionel Messi dhe pjesën tjetër të ekipit të Argjentinës, para se t’i bëjë ata që të mos ndihen rehat derisa ai i xhironte me kamerë.

Pasi kuptoi se gjendej në ashensorë me yje të shumtë, tifozi filloi t’i pyeste futbollistët nëse mund të bëjë fotografi me ta. Tifozi takoi yjet e Argjentinës por ata e injoruan kërkesën e tij, përfshirë një Javier Mascherano të lodhur.

Messi dukej me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë i vetëdijshëm se po xhirohej nga tifozi.

Por, në shpëtim të ekipit doli stacioni ku kishin për të zbritur. Ndërsa përvoja edhe pse e shkurtër do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e tifozit.