Tifozët serb shfaqin urrejtjen e madhe ndaj Kosovës edhe gjatë ndeshjes me Anglinë
Anglia iu afrua gjithnjë e më shumë sigurimit të një vendi në Kupën e Botës 2026 duke mposhtur Serbinë 5-0 në Beograd, me “Tre Luanët” që e zgjeruan serinë e tyre të vazhdueshme të fitoreve në tetë ndeshje. Por, përderisa lojtarët vuanin e turpëroheshin në fushë, thirrjet “Kosova është Serbi” dëgjoheshin nga huliganët serbë, duke…

Sport
Anglia iu afrua gjithnjë e më shumë sigurimit të një vendi në Kupën e Botës 2026 duke mposhtur Serbinë 5-0 në Beograd, me “Tre Luanët” që e zgjeruan serinë e tyre të vazhdueshme të fitoreve në tetë ndeshje.
Por, përderisa lojtarët vuanin e turpëroheshin në fushë, thirrjet “Kosova është Serbi” dëgjoheshin nga huliganët serbë, duke vazhduar kështu të shprehet qartë urrejtja ndaj Republikës së Kosovës.
Gjithashtu nga tifozët serb u shpalosën edhe flamuj të Serbisë mbi hartën e Kosovës.
Mbetet të shihet nëse do të ketë një reagim nga UEFA për këto thirrje pasi që edhe në të kaluarën Federata e Futbollit në Serbi ishte dënuar për sjelljet e tifozëve të tyre në tribunat e stadiumit.
Janë shpalosur edhe flamuj të Serbisë mbi hartën e Kosovës.