Tifozët mbi vetura për Balotellin (Foto)
Tifozët e Liverpoolit janë ngjitur mbi veturat e tyre për të parë përforcimin e ri Mario Balotelli duke bërë stërvitje individuale në qendrën e klubit në Melwood.

Sport
Disa tifozë të Liverpoolit kanë treguar se mezi presin të shohin përforcimin e ri Mario Balotelli në aksion.
Në fakt, derisa sulmuesi i ri i Reds ishte duke zhvilluar një stërvitje individuale në qendrën e klubit në Melwood, disa përkrahës të Liverpoolt kanë bërë çdo gjë në fuqinë e tyre që të shohin Balotellin me uniformën e ekipit.
Në vetura në parkuara pranë mureve në Melwood, tifozët u ngjitën mbi to për të shikuar Balotellin duke u stërvitur. Ylli italian u prezantua sot zyrtarisht si futbollist i ri i gjigantit nga Anfield.