Tifozët Kuq e Zi nga Anglia i drejtohen FSHF-së: Futbolli nuk është biznes, është pasion

Kombëtarja e Shqipërisë po luan momentalisht në ‘Wembley’ ndaj Anglisë në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Botërorin e vitit 2026. Ajo që mori vëmendjen ishte një baner i cili u shfaq në stadium nga Tifozat Kuq e Zi. “Futbolli nuk është biznes, është pasion. 21 vite prezent, nuk na largon dot”, ishte mesazhi…

Sport

21/03/2025 21:32

Kombëtarja e Shqipërisë po luan momentalisht në ‘Wembley’ ndaj Anglisë në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Botërorin e vitit 2026.

Ajo që mori vëmendjen ishte një baner i cili u shfaq në stadium nga Tifozat Kuq e Zi.

“Futbolli nuk është biznes, është pasion. 21 vite prezent, nuk na largon dot”, ishte mesazhi që u shfaq në baner.

Rikujtojmë se pak ditë më parë FSHF-ja mori vendim që të mos ndajë më bileta për tifozeritë e organizuara, vendim ky që nuk u prit aspak mirë nga këta të fundit.