Tifozët e “Yllit të Kuq” nga Beogradi ofendojnë ambasadorin amerikan në Serbi, intervenon sigurimi për ta qetësuar situatën
Shfaqja e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, në palestrën “Beograd Arena” bëri shumë bujë. Për të ndjekur ndeshjen mes Yllit të Kuq dhe Fenerbahçes, prezent ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Serbi. Ishin tifozët bardhëkuq nga Beogradi që fillimisht nisën ofendimet, dhe më pas një grup i tyre iu afruan hapësirës ku po qëndronte…
Sport
Shfaqja e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, në palestrën “Beograd Arena” bëri shumë bujë.
Për të ndjekur ndeshjen mes Yllit të Kuq dhe Fenerbahçes, prezent ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Serbi.
Ishin tifozët bardhëkuq nga Beogradi që fillimisht nisën ofendimet, dhe më pas një grup i tyre iu afruan hapësirës ku po qëndronte Hill nga i cili kërkuan që të largohej nga palestra.
Në atë moment ka ndodhur një skenë e pazakontë. Në të njëjtën kohë, por nga pjesë të ndryshme të palestrës, dëgjoheshin ofendime drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe diplomatit të lartë të lartpërmendur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një moment, njësia për sigurimin e personave ka reaguar dhe ka qetësuar tifozët. Teksa vëmendja e publikut u largua nga fusha te mysafiri VIP, skuadra e Fenerit krijoi edhe avantazhin e parë të dukshëm në ndeshje.
— Ricardo Kaka (@rikardons) January 15, 2025