Tifozët e Tottenhamit i përgjigjen Walcottit
Duket sikur u desh të ndodhte, vërtetë. Lëndimi i rëndë në gju i Theo Walcottit ia përfundoi sezonin e tij me Arsenalin por edhe ia shoi shpresën e paraqitjes në Kampionatin botëror 2014 në Brazil me Anglinë. Dhe, lajmi i hidhur për të erdhi pikërisht pas ballafaqimit me rivalin e qytetit Tottenham ku Arsenal fitoi…

Sport
Duket sikur u desh të ndodhte, vërtetë. Lëndimi i rëndë në gju i Theo Walcottit ia përfundoi sezonin e tij me Arsenalin por edhe ia shoi shpresën e paraqitjes në Kampionatin botëror 2014 në Brazil me Anglinë.
Dhe, lajmi i hidhur për të erdhi pikërisht pas ballafaqimit me rivalin e qytetit Tottenham ku Arsenal fitoi me rezultat 2:0 në kuadër të rrethit të tretë në FA Cup, ndërsa Walcott, i cili pësoi lëndimin dhe ishte duke u bartur jashtë fushës, vendosi që t’ia përkujtojë tifozëve kundërshtarë rezultatin e takimit.
Mirëpo, kaluan vetëm dy ditë dhe Walcott mori lajmin se do të mungojë për së paku gjashtë muaj pas dëmtimit që pësoi në këtë ballafaqim dhe kjo duket se ka ngushëlluar tifozët e Tottenhamit që i janë kundërpërgjigjur atij për ngacmimin që ua bëri.
Në Twitter janë bërë shumë postime në formë të sulmit dhe përqeshjes ndaj yllit të lënduar të Arsenalit.
Shikoni dhe lexoni disa prej tyre:
Reagimet e tifozëve të Tottenhamit