Tifozët e Liverpoolit festojnë lëndimin e Johnsonit
Liverpool humbi nga Manchester City me rezultat 3:1 të hënën mbrëma në Etihad. Por, disa tifozë të Reds prapë gjetën arsye për të festuar. Ata iu gëzuan lëndimit të mbrojtësit Glen Johnson.
Sport
Mbrëmë nuk patën shumë për çka të festonin në humbjen në udhëtim te Manchester City, por disa tifozë të Liverpoolit kanë gjetur ngushëllim nga një arsye e pazakonshme.
Skuadra e menaxherit Brendan Rodgers u desh t’i kalonte pesë minutat e fundit të disfatës 3:1 në udhëtim te Etihad Stadium me 10 futbollistë pasi shfrytëzoi të gjitha zëvendësimet, kur Glen Johnson u largua nga fusha i lënduar.
Derisa Rodgers ishte duke dhënë deklaratat pas ndeshjes në “Sky Sports” ku tregoi se reprezentuesi anglez vuan nga një problem në kofshë dhe do të mungojë për një kohë, disa tifozë të Liverpoolit shpërthyen në festë.