Tifozët e flaktë të Bocas lëkundin ‘Bomboneran’ në stërvitje në prag të finales me River Plate

50 mijë tifozë kanë ndjekur stërvitjen e fundit të skuadrës argjentinase, Boca Juniors.

Sport

23/11/2018 12:51

Boca Juniors ka bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes së dytë finale të ‘Copa Libertadores’ kundër River Plates.

Ndeshja e parë në ‘Bombonera’ e zhvilluar më 11 nëntor ka përfunduar baras 2:2.

Në stërvitjen e vetme të hapur për publikun para ndeshjes së kthimit që luhet më 24 nëntor, në stadiumin ‘Bombonera’ janë grumbulluar 50 mijë tifozë, për të dhuruar pamje vërtetë të jashtëzakonshme që rrallë shihen në futboll.

Tifozët e Bocas, edhe pse në stërvitje nuk u ndalën asnjëherë, duke të dhënë përshtypjen se po mbështesin skuadrën gjatë një ndeshje zyrtare futbolli.

Këtë më së miri na dëshmojnë pamjet e medieve në Argjentinë, ku sjellin lëkundjet e stadiumit ‘Bombonera’ nga tifozët e flaktë të Bocas./Lajmi.net/