Tifozët e Barcelonës detyrojnë një burrë të largohet nga “Camp Nou”, vendosi banerin e Atletico Madrid

Skuadra e Barcelonës fitoi me rezultat minimal 1 me 0 në derbin e javës së 30-të në La Liga ndaj Atletico Madrid. Në tribunat e “Camp Nou” ndodhi një moment interesant, ku një tifozit të Atletico Madrid ia heqin banerin dhe e largojnë nga stadiumi, shkruan Lajmi.net Ai ishte së bashku me gruan e tij,…

Sport

23/04/2023 21:01

Skuadra e Barcelonës fitoi me rezultat minimal 1 me 0 në derbin e javës së 30-të në La Liga ndaj Atletico Madrid.

Në tribunat e “Camp Nou” ndodhi një moment interesant, ku një tifozit të Atletico Madrid ia heqin banerin dhe e largojnë nga stadiumi, shkruan Lajmi.net

Ai ishte së bashku me gruan e tij, kur u detyra të largohet nga stadiumi i Barçës për shkak të sigurisë dhe thirrjeve të tifozëve vendas.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi sulmuesi anësor, Ferran Torres gjatë pjesës së parë./Lajmi.net/