Tifozat Kuq e Zi: Grazie de Biasi
Tifo-grupi më i madh dhe i organizuar i kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë falënderuar dhe uruar selektorin e Shqipërisë, Gianni de Biasi për punën e deritashme.

Sport
Tifo-grupi më i madh dhe i organizuar i kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë falënderuar selektorin e Shqipërisë, Gianni de Biasi për punën e deritashme të tij në detyrë.
“Dëshirojmë të marrim një moment nga kjo ditë, një ditë pas ndeshjes aq të bukur me Francën dhe tri ditë para ndeshjes me Kombëtaren e vendit prej nga ai vjen, të falënderojmë kryetrajnerin e kombëtares tonë, Gianni de Biasi për punën e tij fantastike deri më tash”, thuhet në mesazhin e TKZ për De Biasin.
“Mister, ndoshta ndonjëherë të përzihemi në punë dhe dukemi sikur po e luajmë trajnerin, por këtë thjesht e bëjmë për sukseset tona të përbashkëta me Kombëtaren! Faleminderit Gianni de Biasi! Grazie Mister! Ti je njëri prej nesh! Vazhdojmë së bashku!”