A do t’ia jap dorën Guardiola Mourinhos? Kjo është përgjigja e Pep

Pep Guardiola ka thënë se nuk arsye pse të mos i flas Jose Mourinhos.

Sport

24/07/2016 10:03

Manchester United dhe Manchester City ndeshen në kuadër të turneut “International Champions Cup” në Kinë të hënën.

Kjo lojë sjellë edhe përballjen e dy prej trajnerëve më të mirë në botë viteve të fundit, Jose Mourinho dhe Pep Guardiola.

Për shkak të kaluarës së tyre të tensionuar gjatë kohës sa i drejtonin Real Madridin dhe Barcelonën, Guardiola është pyetur nëse do t’ia shtrëngoj dorën Mourinhos.

Përgjigja e trajnerit spanjoll ishte se nuk ka arsye për të mos e bërë një gjë të tillë.

“Natyrisht. Ne jemi djem të sjellshëm. Pse jo? Pse nuk duhet ai të ma jap dorën? S’ka arsye. Ai dëshiron të fitojë, unë dua të fitojë, kjo është e gjitha”, deklaroi Pep.