“Ti je femen”, “Pse po merresh më këtë profesion”, paragjykimet e të riut që dizajnon thonjtë
I riu nga Prishtina që rregullon thonjtë, ka treguar rrugëtimin e tij dhe paragjykimet që i janë bërë. Dielli, është një nga dizajnerët e parë të thonjve, por siç ka treguar ai është paragjykuar nga shoqëria, shkruan lajmi.net. ‘Jam paragjyku, dhe vazhdoj më u paragjyku. Tu mëndu që jemi në shekullin 21, njerëzit tu përparu…

ShowBiz
I riu nga Prishtina që rregullon thonjtë, ka treguar rrugëtimin e tij dhe paragjykimet që i janë bërë.
Dielli, është një nga dizajnerët e parë të thonjve, por siç ka treguar ai është paragjykuar nga shoqëria, shkruan lajmi.net.
‘Jam paragjyku, dhe vazhdoj më u paragjyku. Tu mëndu që jemi në shekullin 21, njerëzit tu përparu e sene, tu mëndu që shqiptaret kemi më përparu bashkë më trendët e reja, por nuk ish ky sen i vërtet”, ka thënë ai në një intervistë për lajmi.net.
Disa nga paragjykimet që e kishin lënduar më së shumti kur ishte më i ri në moshë ishin “Ti je femen”, “Pse po merresh më këtë profesion”.
Dielli, ka treguar që shumë fytyra publike i rregullojnë thonjtë të ai, si Dafina Zeqiri, Yanina, Kida, Tayna e shumë të tjera.
Gjithashtu ai ka treguar që tash në verë i bënë 10 vite që kur ka filluar të merret me këtë profesion.
Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim./Lajmi.net/