“Ti bëre shumë për mua”, Rita Ora me urim të veçantë për këtë person
Rita Ora vazhdon çdo ditë të shënojë suksese të reja në karrierë.

ShowBiz
Rita Ora është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat ndiqet nga miliona persona, shkruan lajmi.net.
Së fundi, këngëtarja ka uruar bashkëpunëtorin e saj të ngushtë dhe njëherësh mikun, Vas J Morgan me rastin e ditëlindjes.
“Djali i ditëlindjes!! Është ditëlindja jote!! Ti bëre shumë për mua dhe të premtoj që edhe unë do ta bëj të njëjtën gjë derisa ne bëhemi më të moshuar! Vazhdo të shkëlqesh, je një person i pabesueshëm, shok dhe më bën të qeshem. Të dua”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që Rita aktualisht po shijon suksesin e albumit të ri “Phoenix” dhe ka filluar turneun e ri. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/Bq8VgF4nsCy/