Thyen rekordin, ky është njeriu që ka 864 tatuazhe insektesh në trup
Një burrë ka befasuar të gjithë me tatuazhet që ka në trup.

Fun
Michael Amoia është futur në librin e rekordeve Guiness pasi në trup ka plot 864 tatuazhe dhe të gjitha janë në forma insektesh, transmeton lajmi.net.
Ai ka në trup tatuazhe të insekteve si: flutrat, milingonat, gaforret , merimangat, akrepët.
Tatuazhin e parë, Michael e kishte bërë në moshën 21-vjeçare, në krahun e djathtë.
Amerikani thotë se pavarësisht kësaj zgjedhje, nuk i ka në qejf insektet.
“Shumë njerëz mendojnë se i dua insektet, në fakt është e kundërta. I urrej ato. Mirëpo ka shumë arsye pse i mbaj në trup”, është shprehur ai. /Lajmi.net/