“Thjesht kam menduar se keni vdekur”, Xheneta tregon fjalët e rënda që ia tha nëna biologjike
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta ka bërë rrëfimin e saj të jetës para “Vëllait të Madh” Në linjën e jetës, Xheneta ka folur me plot emocione për jetën e saj që nga fëmijëria e deri në ditët e sotme, që nuk ka qenë fare e lehtë për të. Ajo ka rrëfyer se në…
ShowBiz
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta ka bërë rrëfimin e saj të jetës para “Vëllait të Madh”
Në linjën e jetës, Xheneta ka folur me plot emocione për jetën e saj që nga fëmijëria e deri në ditët e sotme, që nuk ka qenë fare e lehtë për të.
“Kur i shihja fëmijët e tjerë, thosha pse nuk mund të jem edhe unë njësoj”, u shpreh ajo mes lotëve.
Tutje ajo tregon se në moshën kur i ka pasur 5 vjet, babai i saj është martuar, njerka nuk e ka ditur që ata janë fëmijët e babait të saj, por fëmijët e hallës.
“Momentet më të bukura të fëmijërisë kanë qenë vetëm kur ajo (gruaj e babait) ka qenë në Kosovë”, tha tutje Xheneta.
“Unë nuk e njoh aromën e nënës kur dikush e thotë, jam sikur pa një krah, por jam shumë krenare që kam në jetën time një grua shumë të fortë dhe shembull sikurse Sabria. Nuk e di qysh mundet me qenë një njerkë kaq e mirë sikurse kjo, kjo është në gjendje me krejt botën me u përla kur është në pyetje Xheneta”, tha ajo.
Tutje ka folur edhe për gjyshën e saj, e cila kishte ndërruar jetë gjatë kohës së pandemisë, e që Xheneta thotë se e ka përjetuar shumë rëndë.
Xheneta foli edhe për takimin e parë me nënën e saj, e për të cilin tha se ishte e gjitha pa ndjenja.
“U pendova shumë që erdha, sepse u mërzita shumë, e thosha është ajo ëndrra ime që më ka munguar gjithmonë, po realizohet por nuk ishte ashtu… Në ato momente kuptova që ajo as fëmijëve të vet nuk i ka treguar që ne ekzistojmë. Na tha se ka menduar që ne kemi vdekur”, tha ajo.
Në linjën e jetës, Xheneta rrëfeu edhe për lidhjen e saj prej pesë vitesh me ish të dashurin.
Ajo tha se pas një kohë i njëjti ndryshoi dhe sipas saj, fjala e saj më nuk kishte vlerë dhe dikur filloi edhe me dhunë fizike.
E njëjta tregoi para “Vëllait të Madh” edhe për një rast ku kishte tentuar vetëvrasjen.
“Filloi njëherë më një shuplakë….Pas fejesës sonë ai nisi të dalë me vajza të tjera, filloi të ushtroj më shumë dhunë derisa nuk mundesha të ecja në këmbë. Ishte pjesa e fundit që unë thirra babain dhe Sabrinë dhe u thashë unë nuk mundem më. Aty kam tentuar ta mbys edhe veten sepse u lodha. Pas tentimit për vetëvrasje ka qenë një shoqe e imja që më ka pa dhe e kam pasur të detyrueshme që të takoj psikologun, ka qenë një periudhe që isha shumë thellë në depresion, kam pirë alkool dhe nuk doja të zgjohesha hiç”, tha mes lotëve Xheneta.