Limaj: Në robëri, ose i shërbeje lirisë, ose bëheshe servil i pushtuesit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka folur rreth angazhimit të tij dhe të bashkëluftëtarëve në shërbim të çlirimit të vendit. Limaj në emisionin DPT te Fidani tha se atë kohë, kanë qenë dy rrugë. “Është betimi që ti je futur në një rrugë me vetëdije të plotë, ia ke ofruar vetën vendit tënd, e…
Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka folur rreth angazhimit të tij dhe të bashkëluftëtarëve në shërbim të çlirimit të vendit.
Limaj në emisionin DPT te Fidani tha se atë kohë, kanë qenë dy rrugë.
“Është betimi që ti je futur në një rrugë me vetëdije të plotë, ia ke ofruar vetën vendit tënd, e ke kryer detyrën e një të riut. Në atë kohë, atdheu im dhe i juaj ka kërkuar shumë sakrificë”, tha Limaj.
“Në kohën e robërisë, e ke pasur me ba rreshtimin. Doni me ia dhënë vetën tuaj në shërim të lirisë së Kosovës, apo doni të heshtni, të luani rolin e hipokritit, dyfytyrëshit, servilit e të mbijetesës, ke mundur të qëndrosh ashtu”, theksoi ai në Klan Kosova.