Thirrjet antishqiptare në Maqedoni, Bushati: E papranueshme heshtja e zyrtarëve të lartë që ishin aty
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar ndaj thirrjeve raciste që u bënë gjatë një ndeshjeje basketbolli në Maqedoninë e Veriut, në praninë e kryeministrit Hristijan Mickoski. Bushati theksoi se këto thirrje përbëjnë më shumë se thjesht fyerje, ato janë një kërcënim serioz për bashkëjetesën dhe barazinë ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve. Sipas tij,…

Lajme
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar ndaj thirrjeve raciste që u bënë gjatë një ndeshjeje basketbolli në Maqedoninë e Veriut, në praninë e kryeministrit Hristijan Mickoski.
Bushati theksoi se këto thirrje përbëjnë më shumë se thjesht fyerje, ato janë një kërcënim serioz për bashkëjetesën dhe barazinë ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve.
Sipas tij, thirrjet si “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët” janë një manifestim i hapur i urrejtjes etnike dhe rrezikojnë të minojnë stabilitetin social të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë një nga komunitetet kyçe.
“Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit në #Kumanovë ishte një manifestim i qartë i urrejtjes etnike. Thirrjet “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët” nuk janë vetëm fyese, por përbëjnë një kërcënim serioz për bashkëjetesën demokratike dhe barazinë mes maqedonasve dhe shqiptarëve si dy komunitete shtetndërtuese në Maqedoninë e Veriut. Për më tepër, heshtja e zyrtarëve të lartë që ishin dëshmitarë të kësaj “galerie turpi” është e papranueshme. Dëshmi e faktit se nuk kanë nxjerrë mësimet e duhura nga ngjarjet e hidhura të së kaluarës”, ka thënë ai.