Thirrje komunave për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike
Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka bërë thirrje të fuqishme komunave në Kosovë që të marrin masa konkrete për të ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë periudhës së festave të fundvitit. Sipas tij, përdorimi i këtyre mjeteve përbën një rrezik serioz për jetën e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve. “Festat e fundvitit nuk guxojnë të rrezikojnë…
Lajme
Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka bërë thirrje të fuqishme komunave në Kosovë që të marrin masa konkrete për të ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë periudhës së festave të fundvitit.
Sipas tij, përdorimi i këtyre mjeteve përbën një rrezik serioz për jetën e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve.
“Festat e fundvitit nuk guxojnë të rrezikojnë jetën. Çdo vit, mjetet piroteknike shkaktojnë lëndime, veçanërisht te fëmijët. Komunat duhet të veprojnë me ndalesa të përkohshme gjatë periudhës së festave të fundvitit, për shitjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira publike. Siguria e qytetarëve është përgjegjësi institucionale”, ka shkruar Ahmeti.