Thirrje e ambasadorëve të Quintit: Protestoni pa dhunë
Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e theksojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë jo të dhunshme.
Lajme
“E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore dhe për t’iu bashkuar në mënyrë vullnetare bashkëqytetarëve për të demonstruar është vendimtare për një demokraci funksionale. Megjithatë, dhuna në protesta është jo ligjore dhe e papranueshme”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të ambasadorëve të shteteve të Quintit në Prishtinë, transmeton koha.net.
“Për këtë arsye, ne i dënojmë aktet e vandalizmit nga një grup protestuesish më 24 janar ndaj pronës publike e private, si dhe frikësimin e ekipeve televizive, që po ashtu është në kundërshtim me parimet e lirisë së medieve”, thuhet në deklaratë.
“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës për të ushtruar me përgjegjësi të drejtat e tyre demokratike”, përfundon deklarata e përbashkët e ambasadorëve të vendeve të Quintit.