Thirrja e Kurtit ndaj diasporës për të votuar, Muharremi: Vetëm kur ka zgjedhje, ju vizitojnë dhe ua kërkojnë votën

Njohësi i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti për një postim të fundit në të cilin ai i bëri thirrje diasporës kosovare të votojë në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e kësaj për forcimin e demokracisë, gjatë një video-adresimi më shumë se pesë minuta. Muharremi ka theksuar se një thirrje e tillë…

Lajme

16/12/2024 08:27

Njohësi i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti për një postim të fundit në të cilin ai i bëri thirrje diasporës kosovare të votojë në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e kësaj për forcimin e demokracisë, gjatë një video-adresimi më shumë se pesë minuta.

Muharremi ka theksuar se një thirrje e tillë nuk ka të bëjë me një angazhim të vërtetë për forcimin e demokracisë, por, sipas tij, përbën një përpjekje për të siguruar vota për partinë e tij.

“Kryeministri në një video-adresim mbi 5 minuta të gjatë po i bënë thirrje diasporës me votu sa më shumë se ‘kjo është demokratike’ dhe e ‘rëndësishme’. Si është demokratike me vendosë për jetën e dikujt tjetër, kur nuk jeton aty? Po ju tregoj diçka, kur ju ftojnë kështu politikanët me votu, pak si në panikë, dijeni që nuk e kanë për demokraci e për respekt ndaj qytetarëve por për vota për vete.” – tha ai mes tjerash.