Thirret ezani i parë pas 104 viteve në Xhaminë e Hajdar Kadriut në Manastir (Video)
Pas restaurimit, konservimit dhe rikonstruimit të këtij objekti fetar, me faljen e namazit të xhumasë u bë hapja solemne. Në prezencën e përfaqësuesve të BFI-së dhe delegacionit të Turqisë i kryesuar nga zv.kryeministri Veysi Kaynak, para besimtareve mysliman të Manastirit i hapën dyert e njërës prej Xhamive më të lashta të rajonit, siç u pagëzua “Princesha e Ballkanit”.
