Therret me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Një i mitur ka raportuar në Polici, se është sulmuar me thikë nga një i dyshuar po ashtu i mitur në Fushë Kosovë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Për rastin është njoftuar prokurori. “Rr.Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë 24.02.2026-12: Viktima mashkull kosovar- i mitur, ka raportuar se është sulmuar me…
Lajme
Një i mitur ka raportuar në Polici, se është sulmuar me thikë nga një i dyshuar po ashtu i mitur në Fushë Kosovë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
Për rastin është njoftuar prokurori.
“Rr.Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë 24.02.2026-12: Viktima mashkull kosovar- i mitur, ka raportuar se është sulmuar me mjet të mprehtë –thikë nga i dyshuari mashkull kosovar- i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport. /Lajmi.net/