Therje me thikë në Podujevë, lëndohet një person dhe arrestohen dy të tjerë
Një therje me thikë ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se nga ky rast ka marrë lëndime një person, shkruan lajmi.net. “I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia…
Lajme
Një therje me thikë ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se nga ky rast ka marrë lëndime një person, shkruan lajmi.net.
“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me këtë rat dhe ka sekuestruar dy thika. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net. /Lajmi.net/