Therje me thikë në Fushë Kosovë

Një rast i therjes me thikë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, rreth orës 01:30 në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci. “Informata është  pranuar rreth orës 01:30, se në rrugën  “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë, dyshohet për një rast te therjes me thike.…

Lajme

25/03/2026 12:19

Një rast i therjes me thikë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, rreth orës 01:30 në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Informata është  pranuar rreth orës 01:30, se në rrugën  “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë, dyshohet për një rast te therjes me thike. Policia ka dale në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal me ç ‘rast dyshohet të jetë përdorur thika dhe spreji. Të dyshuarit (të lënduar) kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor ndërkaq me rekomandimin e prokurorit te shtetit është iniciuar një hetim ne drejtim të veprës penale  “Lëndim I rëndë trupor””, ka thënë Borovci. /Lajmi.net/