Therja me thikë në një lokal në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë ka ndodhur dje rreth orës 11:10 në një lokal në Gjakovë. Si pasojë e mosmarrëveshjes mes dy personave, njëri nga ta e ka goditur me thikë tjetrin duke i shkaktuar lëndime, ndërsa është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë, ndërsa pastaj është…

Lajme

15/09/2025 09:19

Një rast i rëndë ka ndodhur dje rreth orës 11:10 në një lokal në Gjakovë.

Si pasojë e mosmarrëveshjes mes dy personave, njëri nga ta e ka goditur me thikë tjetrin duke i shkaktuar lëndime, ndërsa është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë, ndërsa pastaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, shkruan lajmi.net.

Banesa e të dyshuarit është kontrolluar, dhe aty është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një shufër metalike, një elektroshok, një mjet i prehtë thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë / 14.09.2025 – 11:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar si pasojë e një mosmarrëveshje që kishte me të dyshuarin kosovar i njëjti e ka goditur me një mjet të mprehtë duke i ka shkaktuar lëndime dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë, e pastaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit është bërë kontroll në banesën e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një shufër metalike, një elektroshok, një mjet i prehtë thikë që dyshohet të jetë përdor në rast. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/