Theret një person në Fushë Kosovë pas një mosmarrëveshje në komunikacion
Një person është therur me thikë në Fushë Kosovë. Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:40, në “Rrugën e Pejës”, pas një mosmarrëveshje në komunikacion. I dyshuari e ka sulmuar me një mjet të mprehtë viktimën, e po ashtu i njëjti ia ka dëmtuar edhe veturën. Ai është arrestuar nga policia dhe është dërguar…

Lajme
Një person është therur me thikë në Fushë Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:40, në “Rrugën e Pejës”, pas një mosmarrëveshje në komunikacion.
I dyshuari e ka sulmuar me një mjet të mprehtë viktimën, e po ashtu i njëjti ia ka dëmtuar edhe veturën.
Ai është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.